Në rast të një sulmi bërthamor çfarë ndodh me Pallatin Mbretëror dhe familjen e Mbretëreshës Elizabeth
Çfarë do të ndodhte me familjen mbretërore në rast të një sulmi bërthamor në Mbretërinë e Bashkuar? Buckingham Palace me siguri nuk do të gjendej i papërgatitur. Për vite me radhë, ndihmësit e pallatit kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete për të përsosur detajet e një plani sekret, i cili, në rast të një sulmi nga Putin (ose kushdo tjetër), mund të garantojë sigurinë e mbretëreshës Elizabeth dhe trashëgimtarëve të saj të drejtpërdrejtë.
Evakuimi (rezistent ndaj raketave) i Mbretëreshës Elizabeth
Plani i Operacionit Candid ka ekzistuar në fakt që nga Lufta e Ftohtë, duke u përsosur disa herë gjatë dekadave, falë “provave të veshjes” të kryera në fshehtësi me “aktorë” në vend të pjesëtarëve të familjes mbretërore. Sovranja dhe pjesa tjetër e familjes mbretërore do të zhvendoseshin në vende të ndryshme, duke përfshirë një strehë të madhe nëntokësore të vendosur në një fshat anglez, plot me furnizime, të pajisur mirë nga pikëpamja teknologjike dhe të aftë për të akomoduar qindra njerëz.
Mbretëresha Elizabeth do të detyrohej të zgjidhte mes fëmijëve dhe nipërve
Në garën për të garantuar sigurinë e trashëgimtarëve të drejtpërdrejtë të sovranes, plani sekret i evakuimit është modifikuar së fundmi. Përveç mbretëreshës, vetëm Charles, Camilla, Ëilliam dhe Kate dhe fëmijët e tyre do të kishin përparësi mbi të gjithë të tjerët. Por gjasat që ata të gjithë mund të jenë në shënjestër të një sulmi ende e bën Buckingham Palace “të dridhet”.

Pjesëtarët e familjes mbretërore nuk do të mund të qëndrojnë së bashku
Shërbimet sekrete të Madhërisë së saj Mbretëreshës Elizabeth kanë menduar për gjithçka. Për të mos rrezikuar të ardhmen e monarkisë në rast sulmi, anëtarët e familjes mbretërore do të duhet të ndahen. Dhe sapo të largoheshin nga Londra, ata do të transferoheshin me shpejtësi ekstreme në bunkerë sekretë dhe të largët të shpërndarë në të gjithë vendin, të shoqëruar nga shumë pak asistentë.