Në rastin e Reene shprehja e duhur është: Bëmë mama t’i ngjaj tezes
Renee festoi pak javë më parë 5-vjetorin e lindjes. Mami Nora ishte siguruar që organizimi të ishte ashtu siç vogëlushja e meritonte: një botë princeshash enkas për të bijën.
Dhe tashmë që Renee është një zonjushë e vogël, ka edhe një shembull për të ndjekur (përpos së ëmës), kur vjen puna tek stili. Era Istrefi ka publikuar dy foto, në një prej të cilave Renee shfaqet me flokë portokalli. “Do flokë si unë”, ka shkruar Era. Në foton e dytë, vogëlushja ka pozuar me grim, duke imituar sërish tezen.

Duket se frymëzimin për gjithçka që është sa “in”, aq edhe tendencë e fundit, Renee e gjen tek tezja e saj më e vogël. Dhe natyrisht, Era nuk mund të ishte më krenare se kaq. E duke marrë parasysh që shumica e familjes merret me muzikë, pse jo, ndoshta një ditë Renee do të ndjekë rrugëtimin e prindërve, dhe tezes sigurisht! 