Në shkolla zhvillohet mësim me kapuç dhe doreza, Bes Kallaku: “Fëmijët po mësojnë si skiftera”

Dita e sotme është dita më e ftohtë e vitit ku temperatura në zonat malore janë -15 gradë ndërsa temperatura më e ulët minus 4 gradë.

Ndërkohë Top Channel ka raportuar një lajm në të cilin bën me dije se në Elbasan mësimi është zhvilluar me kapuç dhe doreza nga fëmijët, dhe se vetëm 5 shkolla në të gjithë qytetin janë të pajisur me ngrohje.

Duket se ky lajm i bëri përshtypje Bes Kallakut, duke e krahasuar me rolin e tij të famshëm në “Portokalli”, skifterin.

“Po mesojne si Skiftera te shkretet, me kapuc e doreza, sikur po msojne per hapje kasafortash…” shkruan aktori në Instagram, teksa poston lajmin e TCH.

Kapuçët dhe dorezat janë fiks “mjetet” të cilat Skifteri përdor për të bërë “vjedhjet” e tij të famshme, por që në Shqipëri për fat të keq këto përdoren dhe brenda shkollës nga nxënësit për shkak të mungesës së ngrohjes.

Share With:
Translate »
590 Views