Në shtëpinë e Arbanës/ Pamjet nga darka e Krishtlindjeve dhe dhuratat për Jonin dhe Diellin

Në familjen e Arbanës Krishtlindjet janë festuar me plot dhurata. Moderatorja ka postuar disa video ku tregon se Babagjyshi ka ardhur surprizë për Jonin dhe i ka sjellë një kuti të madhe.

Arbana tregon se brenda kutisë janë lego, të cilat Joni i adhuron dhe siç ka treguar moderatorja e gjithë shtëpia e tyre është e mbushur me lego.

Joni duket shumë i lumtur nga kjo dhuratë teksa hap edhe dhuratën e rradhës: Një zbukurim në formë dielli ku shkruhet emri i të voglit dhe disa zbukurime për pemën me emrin e Arbanës, Jonit dhe Eduartit.

Arbana ka postuar edhe disa pamje nga darka e Krishtlindjeve, e shtruar me shumë estetikë dhe me ngjyrat e festës.

Share With:
Translate »
1200 Views