Në shtëpinë e Ilvës ka nisur festa, Thomas bën 1 vjeç
Një vit më parë gazetarja e njohur Ilva Tare u bë nënë për herë të dytë. Familjes së saj ju shtua një djalë, i pagëzuar me emrin Thomas. Ilva nuk preferon që jetën e saj private ta ndajë me publikun, ndaj dhe postimet me dy fëmijët e saj janë të rralla. Sot për ditëlindjen e të voglit të shtëpisë, Ilva ka publikuar në ‘Instagram’ vetëm një foto të tortës. E bardhë me gri, me disa yje në ngjyrë floriri dhe një djalë në krye, kjo është torta e personalizuar për ditëlindjen e Thomas. Ilva as nuk ka preferuar të bëjë dedikim për të voglin, por është mjaftuar me këtë detaj të thjeshtë për të treguar se sot është një ditë e rëndësishme për familjen e tyre. Edhe redaksia e ‘revistawho.com’ i uron Thomasit edhe 100 vite të lumtura pranë prindërve dhe motrës Melody.