Në skenë me babain, Rosela Gjylbegu rrëfen momentin e dhimbshëm

Këngëtarja e njohur Rosela Gjylbegu është bërë pjesë e emisionit të shëndetit ‘Diagnozë’ nga Freskida Miloti ku ka folur rreth eksperiencës së saj kur ka patur gjendje të rënduar emocionale.
Ka patur raste që është përballur me spitale dhe mjekë për shkak të prindërve të saj, por një rast në skenë me babain e ndjerë e ka prekur shumë emocionalisht.

“Një ndër momentet e vështira është kur bëra duetin me babain tim isha në fillimin e një diagnostifikimi të një sëmundje që ne shpresuam deri në fund se do ta superonte. Njerëzit që mendojnë: emocioni, po këndojnë babë e bijë, ishte një përzierje e madhe e shumë gjërave aty që përkuan në atë moment dhe ndjeshmëria në atë prezantim është shumë e madhe.

Jo se nuk arrij ti menaxhoj emocionet e mia. Jo se nuk do emocionohesha sido që të ishte, absolutisht sepse ishte hera e parë që im atë ngjitej në skenë, e kishte me shumë emocion por nuk e di pse pata një ndjesi të cuditshme sikur ishte hera e parë dhe e fundit. Nuk e shpjegoj dot. Koka ime bluante shumë mendime në të njëjtën kohë. E gjithë kjo ngarkesë emocionale e bëri pak më të vështirë,” – tha ajo.

Rosela shtoi se emocioni është i madh sa herë që e ndjek videon në ndonjë intervistë apo në Youtube.

Share With:
Translate »
1477 Views