Në tapetin e kuq me babin! Vajza e Irina Shayk dhe Bradley Cooper qenka bërë një yll
Aktori i famshëm Bradley Cooper teksa ka marrë pjesë në premierën e filmit të tij më të ri “Maestro”, ishte i shoqëruar edhe nga vajza e tij e vogël, Lea.
Aktori i filmave të njohur, dukej të ishte shumë krenar ndërkohë që e vogla ecte mbi tapetin e kuq dhe pozonte me personazhe të famshëm të skenave dhe kinematografisë. Por, ajo që u vu re ishte se takimi me këngëtaren Lady Gaga, ishte një ndër më impresionuesit për vogëlushen.
Ajo që ra në sy gjithashtu ishte dhe look-u i Leas, veshur me një fustan me motive leopardi, një palë balerina me shkëlqim, të cilat i kishte kombinuar me një çantë dy ngjyrëshe, të zezë dhe të kuqe.
Ndërsa aktori, Bradley ishte veshur me një kostum të zi me këmishë të bardhë, të shoqëruar dhe me një kravatë, ç’ka e bënte të dukej tepër elegant. Të kapur dorë për dore, Bradley dhe vajza e tij, përveçse ngjanin si dy pika uji, dukeshin shumë të adhurueshëm pranë njeri-tjetrit.
Premiera e filmit “Maestro” u zhvillua mbrëmjen e së martës dhe bëri bashkë shumë yje të Hollywood-it, artistë dhe njerëz me ndikim në shoqërinë e sotme.