Në urimin e ditëlindjes së Ajkës, Xhensila Myrtezaji nuk kurseu një “thumb” për Besin?
Edhe pas divorcit, jeta e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajit është e lidhur ngushtë pasi ata janë prindër të dy fëmijëve.
Sot vajza e tyre, Ajka feston ditëlindjen e 6. Bes Kallaku në urimin e tij i premtoi të bijës se do të jetë pranë saj në gjithçka.
Pak minuta më parë edhe Xhensila ka bërë urimin e saj publik për të bijën, por në rreshta duket sikur nuk ka munguar edhe një “kunj” për ish-bashkëshortin.
“Ti dhe Zoti e di që mama bën për ty gjithçka, jo me fjalë por me vepra”, ishte një pjesë e urimit të saj.
Postimi i plotë:
“Ti je muzika më e bukur e jetës sime. Edhe 100 dashuri hyjnore. Ti dhe Zoti e di që mama bën për ty gjithçka, jo me fjalë por me vepra. Jetoj vetem per ty…”
View this post on Instagram