Neda Balluku prek me dedikimin: “Prej 7 muajsh, vjehrra ime nuk është më, është pjesë e imja”

Prej shtatë muajsh, vjehrra ime Zana Balluku, nuk është më. Sonte po e mendoj më shumë se netët e tjera, mbase nga heshtja e shtëpisë, kur fëmijët janë në gjumë.

Shtëpia ime, që në fakt është shtëpia e saj, ka sensin e saj kudo. Ndonëse është një shtëpi që ka nisur qysh prej 2014, një transformim të brendshëm për ta bërë më të përshtatshme për banorët që do të vinin. Në fillim unë, më pas tre fëmijë sipas radhës.

Them që ka sensin e saj sepse qysh kur së bashku me vjehrrin tim, e fituan me mund dhe nisën ta përshtatnin për fëmijët e tyre, ajo sidomos, pa aq larg, sa të mos më mungonte asgjë as mua edhe pas 25 e më shumë vitesh.

Mua që më buzëqeshte dhe ndieja se kishte besim. Ndonëse armiku në mendjen e saj, sëmundja e poshtër e cila e mundonte, i fliste keq për të gjithë ne. I fliste keq për të gjithë botën. Dhe ajo na mbronte, ne dhe botën, duke harruar. Për të mos ndaluar dashurinë që ndiente.

E di, është disi fëminore dhe melankolike sot, kjo formë e të parit e sëmundjes së saj.

Ditët që e përcillnim shtatë muaj më parë, dëshmova lotët e sinqertë e të gjithë atyre që e kishin njohur. Dikush e kishte zysh, një tjetër kolege pune, disa komshinj në shtëpinë ku është rritur tek Libri Universitar dhe dikujt tjetër thjesht i kishte bërë mirë. Në lotët e tyre një e vërtetë e madhe; dashuria e thellë, respekti pa masë e po, edhe keqardhja e madhe për një fat të padrejtë gjer në fund.

Kam qenë gjithmonë një vajzë që e kam ditur vendin tim. Asnjëherë nuk e kam tepruar e nuk jam ngatërruar me asgjë që nuk më takon. As si bijë, as si grua, as si kolege, as si nuse. Por, pas dhjetë vitesh jetë bashkë me mama Zanen, mendoj se jeta e saj dhe figura e saj, është edhe pjesë e jetës sime. E historisë sime. Dhe një pjesë e historisë sime është kjo natë, që kujtoj me dashuri e mirënjohje gruan që krijoi këtë shtëpi, ku sot rris e mbroj fëmijët e mi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Neda Balluku (@nedaballuku)

Share With:
Translate »
149 Views