Neda Balluku të voglës: “Vetëm unë e di çfarë ndiej në këtë moment”
Opinionistja Neda Balluku, të cilën e kemi parë shumë aktive në rrjetet sociale me vogëlushen e saj, edhe pse këtë të fundit jo me fytyrë, kanë ndarë me ne një moment tyrin të veçantë.
Teksa përpiqet ta shkëpusë të voglën nga gjiri, Neda tregon se është ajo që po e vuan më së shumti këtë proces.
“E di o motra që më shumë i dhemb mamit se sa do të të dhembë ty, kur t’i themi “faleminderit dhe paçim” cicit të dashur. Por nuk është e vërtetë që mësohesh me këtë moment, sa me shumë fëmijë të besh. Madje, më shumë të dhemb e te zë kjo ndjesia e vështirë e melankolisë bashkë me inatin e nevojës për ta përgatitur veten.
Sado të përgatitet mami, o motra ime e vogël, asnjëherë nuk do jetë mjaftueshëm. Sepse vetëm unë e di se çfarë do të thotë për mua kur të pyes “Suzie, cici?” dhe ti më atë gojën e zërin tënd të bukur më përgjigjesh “titi”. Vetëm unë e di çfarë ndiej, e bashkë me mua çdo shoqe e imja që ka një vogëlush a një vogëlushe në të njëjtin moment.
Në momentin e shenjtë që duhet t’i themi vetes se sa jemi me fat, që mundem të ushqenim të vegjlit tanë me gji dhe mundemi t’i shkëpusim, e t’i rrisim e t’i gëzojmë.
Te dua shumë motra, avash avash do bësh një gjumë të mrekullueshëm tërë natën edhe unë bashkë me ty.
Se na merove të keqen!