Nëna 28-vjeçare vdes nga koronavirusi, motra: Vuri maskë të përdorur

Një mjeke 28-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Adeline Fagan u infektua me Covid-19 disa ditë pasi u rikthye në punë nga leja pas lindjes së vajzës. Mjekja doli pozitive në fillim të korrikut dhe vdiq më 19 shtator pasi kaloi mbi dy muaj në spital.

Motra e 28-vjeçares tregon se ajo ripërdori pajisjet mbrojtëse personale (maskat) ditë pas dite për shkak të mungesave.

“Adeline veshi të njëjtën maskë për javë dhe javë, madje edhe me muaj”, tha motra e mjekes teksa zbuloi se ajo dikur vuante edhe nga astma.

Share With:
Translate »
451 Views