Nëna arushë përplaset me trenin për të mbrojtur të vegjlit
Ky është momenti që të thyen zemrën kur një nënë ari, u vra nga një tren në përpjekje për të ruajtur të vegjlit e saj që ndodheshin në shina.
Drejtuesit e trenit filmuan ariun dhe këlyshët e saj duke lëvizur përgjatë shinave në Republikën Sahaja të Rusisë veri-lindore.
Është e qartë se treni nuk mund të ndalojë për të shpëtuar kafshët, ndërsa një nga makinistët e trenit dëgjohet duke bërtitur: “Dilni nga hekurudha me fëmijët tuaj, budallaqe!”