Nëna “bën arbitren” me pistoletë, vajza e saj sherr për flokësh me një tjetër
Një nënë në Teksas nxori një armë tip BB gjatë një lufte midis vajzës së saj adoleshente me një vajzë tjetër, teksa pohoi se familja e vajzës “kundërshtare” ishte e armatosur me thika.
Video tregon Chade Lockett me atë që duket të jetë një pistoletë. Ngjarja ka ndodhur të dielën e kaluar në Houston, Texas.
‘Çfarë mendon kur ke një armë?’ tha Tracy McIntyre, e cila filmoi videon, njëkohësisht gjyshja e vajzës 15 vjeçare.
Lockett duket se i drejtoi armën vajzës McIntyre, e cila ishte gjithashtu në vendin e ngjarjes dhe pretendon se po përpiqej të ndante vajzat.