Nëna braktis foshnjen në rrugë, infermierja e ushqen me gji por nuk arrin ta shpëtojë

Një histori e pazakontë  ka ndodhur së fundmi në Stamboll, ku një infermiere është kujdesur për një foshnje, e cila është braktisur nga e ëma. Mediat e huaja, bëjnë me dije se një grua në moshën 20-vjeçare ka braktisur fëmijën e saj, pasi kishte mbetur shtatëzënë, nga një marrëdhënie jashtëmartesore, dhe familja e saj nuk e pranonte.

Imazhi i infermieres Büşra Durmaz më 29 mars shkriu zemrat e gjithë publikut në Turqi kur ushqeu foshnjen 3-muajshe të braktisur nga nëna ë një zonë të shkretë në lagjen Pendik të Stambollit. Durmaz me lot në sy dhe foshnja morën vëmendje të gjerë në mediat sociale pas incidentit që të ngroh zemrën. Infermierja kishte 13 muaj që kishte lindur një fëmijë dhe kishte akoma gji, kështu që kur pa se foshnja ishte e uritur ajo e ushqeu. Por pavarësisht dashamirësisë së saj, foshnja nuk mbijetoi, pasi sipas mediave, shkak është bërë i ftohti dhe uria.

Sakaq policia ka arrestuar nënën 20-vjeçaren, e cila para autoriteteve është shprehur se ishte ndarë nga bashkëshorti i pare dhe teksa rrinte në një qendër të grave të divorcuara ishte njohur me një person tjetër, me të cilin kishte kryer marrëdhënie seksuale duke mbetur shtatzënë. Familja nuk e pranoi dhe rrjedhimisht e reja kishte vendosur që ta braktiste foshnjen, e cila ndërroi jetë.

Share With:
Translate »
168 Views