Nëna denoncon policët/ Nën hetim për zhdukjen e një të miture e dyshuar se u trafikua

Gjykata refuzoi qëndrimin e prokurorisë që pushoi hetimet ndaj policisë të denoncuar  në 2019 nga një shtetase për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Një trupë gjyqësore në Apel urdhëroi prokurorinë e Tiranës të vijojë hetimet dhe të konfirmojë nëse agjentët e krimeve kanë bërë të pamundurën për të  provuar denoncimin e një gruaje e cila këmbënguli se në të gjitha rastet kur fëmija ju largua nga shtëpia, ajo kishte rënë viktimë e trafikut në kryeqytet.

Duke vlerësuar betejën e gjatë të nënës 38-vjeçare, gjykata urdhëron pyetjen e dy zyrtarëve të policisë të cilët duhet të përgjigjen posaçërisht se çfarë veprimesh konkrete kryen gjatë hetimit, kur fëmija largohej nga shtëpia dhe familja denonconte.

E mitura u arratis pesë herë nga banesa dhe sa herë prindërit denonconin në polici, kjo e fundit kreu shpalljen në kërkim dhe gjetjen e saj.

Por në denoncimet e të ëmës përmenden emra të dyshuarish që e mitura i konsideron shokë, kurse gruaja i quan shfrytëzues.

Konflikti me policinë sipas kallëzueses kulmoi me reagimin e oficerëve nën hetim që e paralajmëruan nënën se do ta gjobisnin nëse paraqitej sërish në komisariat.

Gjykata kërkon të konfirmohet nëse kishte apo jo dëshmitarë në këtë sekuencë.

Por policia pretendon se ka kryer çdo veprim të mundshëm madje se ka marrë edhe dëshminë e 13-vjeçares, e cila deklaron se nuk do  të kthehet  në banesë.

Në këto kushte familja vendos ta zgjidhe vetë situatën. Ata e mbyllin fëmijën në shtëpi dhe i presin flokët dhe kjo çështje e shqyrtuar dhe e veçuar nga tjetra këtu në gjykatë është mbyllur me një vendim fajësie për akuzën e keqtrajtimit të të miturve.

Share With:
Translate »
124 Views