Nëna dhuron 30 litra qumësht gjiri për të prekurit e uraganit

Danielle Palmer nga Mossouri ka dhuruar 30 litra qumësht gjiri për të prekurit e Uraganit Harvey. Djali i saj lindi me një sëmundje të zemrës dhe nuk mund të ushqehej me qumësht gjiri. 

Në këtë mënyrë, ajo zgjodhi një mënyrë tjetër për ta përdorur duke ia dhuruar nënave që i nevojitej. Ajo e futi në ngrirje dhe më pas ia dërgoi të gjithave.   

“Kur këto nëna po humbin gjithcka kanë gjatë shpërnguljes nga zonat e prekura, ushqimi i tyre mund të jetë një nga to. Qumështi i gjirit funksionon nëpërmjet furnizmit në markete. Por kur ndodhin fatkeqësi ato nuk furnizohen dot dhe përdorin qumështin e ruajtur në ngrirje pasi humbasin energjinë elektrike. Unë e bëra këtë sepse e di cfarë do të thotë kur një nënë është në nevojë,” – tha ajo për BBC.

Share With:
Translate »
718 Views