Nëna diagnostikohet me sëmundjen e rëndë, fansat kritikojnë Maral për këtë veprim

Ayşegul Kaya, nëna e aktores së njohur turke, Hazal Kaya (Maral), është diagnostikuar me kancer. Ayşegul, me profesion juriste, ka ndarë për të gjithë ndjekësit e saj në Instagram, disa foto në të cilat duket e bija, aktorja e njohur, duke i prerë flokët.

Fotografia, e cila kishte qëllim shpresëdhënës për të gjithë të prekurit me kancer, në fakt nuk është pritur edhe aq mirë nga disa fansa të Hazal. Një pjesë e tyre e kanë kritikuar 27-vjeçaren që poston foto të tilla.

Megjithatë, duket se e ëma e Hazal Kaya është mjaft optimiste edhe për shkak se sëmundjen e ka zbuluar në kohë. Pas postimit të fotove, ajo shkruan se: “Emri i kancerit është i zakonshëm, edhe pse duket i tmerrshëm. Diagnoza e hershme dhe trajtimi i shpejtë janë shumë të rëndësishëm.” Pas këtij mesazhi, në adresë të Ayşegul Kaya, kanë shkuar me qindra mesazhe inkurajuese të cilat i kanë dhënë zemër.

Por mes tyre ka pasur edhe skeptikë. Ata që mendojë se Hazal, si personazh publik, nuk duhet të pajtohet me mendimin se të tilla foto ndikojnë vetëm pozitivisht në publik. /Revista Class

Share With:
Translate »
735 Views