Nëna e Bebe Rexhës nxjerr zbuluar këngëtaren, tregon arsyen pse është beqare

Përgjithësisht, personazhet e famshëm të muzikës, kinemasë apo artit e kanë jetën të fokusuar në angazhimet profesionale, dhe jeta private ose mbetet në hije, ose vendimet e rëndësishme mbeten për t’u marrë më vonë.

Kështu, në listën e beqareve të famshme shqiptare, duket se është edhe këngëtarja Bebe Rexha. Pasi publikoi hitin “I’m a mess”, për artisten kohët e fundit mediat po flasin vetëm për çështjet e muzikës, dhe aspak për aspektin sentimental. Sepse, këngëtarja qenka single. Nuk e themi ne, por e pohon nëna e saj.

Përmes një postimi në instastory, mamaja i ka shkruar Bebes këtë shprehje: “E zbulova pse jam beqare! Siç duket, ndonjëherë duhet të dalësh dhe t’i lësh njerëzit të të shohin”!

Sigurisht, që këngëtarja i ka mirëpritur dozat e humorit të nënës së saj, ku ka një të vërtetë të madhe brenda, faktin që ajo është ende beqare!

Share With:
Translate »
654 Views