Nëna e Charlize Theron i mori jetën bashkëshortit në sy të fëmijëve

Charlize Theron është një nga aktoret më të mira në Hollivud, por jeta e saj ka qenë një luftë që nga mosha e re.

E lindur në Afrikën e Jugut, babai i saj Charles Theron ishte një alkoolist, i cili do të dhunonte vajzën dhe nënën e saj, Gerda Maritz.

Në vitin 1991, kur Charlize ishte vetëm 15- vjeçe, ajo u fsheh me nënën e saj në kuzhinë, pasi i ati i saj i dehur dhe vëllai i tij ishin duke u zënë.

Nëna e Charlize pastaj nxori një armë gjahu dhe për të mbrojtur vajzën e saj e qëlloi të shoqin.

Policia e Afrikës së Jugut vendosi se akti ishte në vetëmbrojtje dhe nuk u ndërmor asnjë veprim i mëtejshëm.

Në vitin 2015, Charlize luajti në Dark Places, ku solli përvojën e saj të jetës për rolin. Sot ajo renditet ndër aktoret hollivudiane më të suksesshme.

Një histori suksesi që ja vlen për t’u marrë shembull.

Share With:
Translate »
655 Views