Nëna e Drake sapo na ngrohu zemrat me letrat emocionuese që i dërgon të birit!

Ditën e djeshme, reperi i njohur Drake, ndau me fansat  tij në Instagram, një poezi që nëna e tij i shkroi para publikimit të albumit të tij “Certified Lover Boy” dhe duhet thënë që është shumë e ëmbël. Sandi Graham shkruajti:

Who Is Drake's Mother And Why Does He Take Every Opportunity To Celebrate  Her | Goalcast

Më në fund erdhi momenti. Numërimi mbrapsht ka arritur në 1. Me çdo album të ri zemra ime ndalon së rrahuri nga emocionet. Të qenit nëna jote ka qenë dhurata më e madhe e jetës sime. Ka qenë një rrugë e gjatë e vështirë së bashku, tani ka mbetur edhe një ditë. Dua të festoj çdo arritje tënden, bir, më shumë se sa mund ta imagjinosh. Të dua, tani dhe përgjithmonë!

Nëna e Drake i dërgoi atij edhe dy poezi të tjera para datës së publikimit të albumit të tij. Dy ditë më parë, ajo i dërgoi një letër ku shkruhej:

Të gjithë janë të ngazëllyer, sepse ti nuk je si çdo kush tjetër. Nuk kam qenë kurrë më krenare se sa kaq.

 

Një herë tjetër, ajo i shkroi një tjetër poezi:

Ka qenë një udhëtim i gjatë. Unë e adhuroj gjithmonë rrugëtimin tënd të pashtershëm.

 

Duhet thënë se nëna e Drake, mban titullin si përkrahësja më e madhe e djalit të saj, ndoshta edhe më shumë se çdo prind tjetër. Poezitë e saj bënë që fansat të emocionoheshin edhe më shumë me publikimin e “Certified Lover Boy”.

Rikujtojmë se, albumi i fundit i Drake, “Certified Lover Boy”, u publikua më 3 shtator dhe fansat u çmenden. Kjo deri në momentin që Drake quajti R. Kelly si bashkë-tekstshkrues. Natyrisht, fansat janë pak të zemëruar, duke marrë parasysh gjithë historinë e tij. Këngëtari aktualisht është duke u gjykuar për trafikim seksual dhe abuzim.

Share With:
Translate »
228 Views