Nëna e dy fëmijëve e apasionuar pas palestrës, vdes nga proteinat e tepërta

Të vdesësh nga proteinat e tepërta. Ky është rasti i “bodybuilder”-es 25-vjeçare, Meegan Hefford, nga Mandurah i Australisë, e shembur në tokë pa ndjenja pas konsumimit të dozës së përhershme të pluhurit proteinik. 

Nëna e dy fëmijëve, një vajze 7 vjeç dhe një djali 5 vjeç, vdiq më vonë në spital. Ajo kishte një çrregullim të rrallë e të fshehur gjenetik, që nuk i lejonte organizmit metabolizimin e duhur të një diete të pasur me proteina.

Bëhet fjalë për çrregullimin e ciklit të uresë, i cili shkakton mungesën e enzimës së nevojshme për shpërbërjen e këtyre elementëve. Trupi, normalisht arrin ta largojë nga gjaku nitrogjenin, produkt i mbetjeve nga procesi të shndërrimit të proteinave, por sëmundja e fshehtë nga e cila vuante Hefford nuk e lejonte një të tillë.

Për këtë arsye, nitrogjeni grumbullohej në formën e amoniakut toksik e mund të mbërrinte trurin, ku shkaktonte dëme të pakthyeshme, gjendje kome dhe vdekje. E ëma e 25-vjeçares fajëson dietën e pabalancuar ushqimore dhe përzierjet protenike që ajo merrte, në përgatitje për konkurset e “bodybuiding”.

Dieta e Hefford përfshinte, veç suplementëve, edhe ushqime të pasura me proteina, siç është mishi dhe e bardha e vezës.

Share With:
Translate »
890 Views