Nëna e Ramush Haradinajt shtrohet në spital, kryen ndërhyrje kirurgjikale në Tiranë
Nëna e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj është shtruar në spital. Ajo i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Senatoriumin e Tiranës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj, i cili ka postuar edhe një foto bashkë me të ëmën në spital, pas ndërhyrjes.
Ai sqaron se gjendja e saj është stabilizuar dhe operimi rezultoi me sukses.
“Sot e vizitova nanën Rukë në spital, ku pati një ndërhyrje kirurgjike, që e përballoi me sukses. Mirënjohës personelit shembullor mjekësor të sanatoriumit të Tiranës. Ajo bartte forcën e madhe për ta përballuar edhe këtë sfidë. Çdoherë ka rrezatuar tek ne fuqi të jashtëzakonshme njerëzore edhe përkundër jetës së saj përplot vështirësi. Gjithmonë pranë teje, nanë! Ka shkruar Haradinaj.