Nëna e Sokol Olldashit na përloti me dedikimin për të birin në ditën e tij të lindjes

Ndarja e papritur nga jeta e Sokol Olldashit 4 vite më parë tronditi opinionin publik. Olldashi fatkeqësisht humbi jetën në një aksident rrugor. Dje deputeti demokrat do të festonte ditëlindjen e tij të 45-të.

Nëna e tij, Kozeta përmes një statusi në Facebook, na ka përlotur të gjithëve me dedikimin që ka bërë për të birin. Ajo shkruan sa shumë i mungon dhe se për ditëlindjen e tij, ka përgatitur ëmbëlsirën e tij të preferuar.

“E si mund të bëhet ditëlindje jote pa ty bir? 45 do të mbushje sot…Ta përgatita dhe  ëmbëlsirën e preferuar, gostita me ata që erdhën, ata që vijojnë të të duan, miqtë e tut ë fëmijërisë, të cilëve u mungon. Sa shumë të prita o bir. Sa dëshirë për atë përqafim të ngrohtë. Do vijoj të të pres gjersa të jap frymë e të të vij pranë të kujdesem për ty, sikurse më parë. Dhimbje…dhe përsëri mall pafund”,-shkruan zonja Kozeta Mamaqi.

Share With:
Translate »
777 Views