“Nëna grua e babai burrë”! Kritikat nuk ndalin qeverinë hungareze: Hyn në fuqi ligji anti-LGBTI

Pavarësisht kritikave të shumta nga Bashkimi Europian, ligji anti-LGBTI në Hungari hyn sot në fuqi.

Çfarë parashikon ligji?

Ligji i aprovuar nga Parlamenti i Hungarisë më 22 qershor ndalon edukimin e fëmijëve nën 18 vjeç për çështjet dhe seksualitetin e komunitetit LGBT. Gjithashtu ndalon filmat dhe librat për audiencat e reja që të referojnë këto orientime seksuale.

Ndër të tjera, ndryshimet në Kushtetutën Hungareze në Dhjetor 2020 ndryshuan përkufizimin e familjeve duke përjashtuar transgjinorët dhe individët e tjerë nga LGBTI, duke përcaktuar bazën e familjes si “martesa dhe marrëdhënia prind-fëmijë”. Përcaktohet se “nëna është një grua dhe babai është një burrë”.

Sipas qeverisë hungareze me në krye Viktor Orban, ligji ka për qëllim të mbrojë fëmijët ndonëse kritikët thonë se me këtë ligj qeveria po lidh homoseksualitetin me pedofilinë.

'Nëna grua e babai burrë'! Kritikat nuk ndalin qeverinë

Krerët e BE kanë kritikuar ligjin dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e ka quajtur një “turp”.

Paralajmërimi i fundit ndaj qeverisë u bë dje nga Komisioni i Venecias. Përmes një deklaratë Komisioni i Venecias shprehej”

“Ky ndryshim kushtetues nuk duhet të përdoret si një mundësi për të tërhequr ligjet ekzistuese për mbrojtjen e individëve që nuk janë heteroseksualë, ose për të ndryshuar këto ligje në disavantazh të tyre”.

Martesa e të njëjtit seks (grua-grua apo burrë-burrë) është e ndaluar me kushtetutë në Hungari, por partneriteti civil njihet. Akti deklaron se vetëm çiftet e martuara mund të birësojnë fëmijë nëse nuk jepet leje e veçantë nga ministri i çështjeve të familjes. Kjo në mënyrë efektive ndalon çiftet e të njëjtit seks ose individët beqarë që të birësojnë.

Komisioni i Venecias shprehet se se duhen vendosur kritere të qarta për të kufizuar “fuqinë e re diskrecionare” të ministrit për të siguruar ose refuzuar pëlqimin për birësime nga njerëz të vetëm. “Kjo do të ndihmonte në ndalimin e diskriminimit, përfshirë edhe në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor”.

Komisioni Evropian dhe parlamenti i BE-së tashmë kanë filluar veprimet “Rule of Law” kundër qeverisë së kryeministrit hungarez Viktor Orban. Kjo do të thotë që nëse katër të pestat e 26 partnerëve të Hungarisë në BE bien dakord: Vlerat e bllokut do të konsideroheshin të shkelura, dhe Budapesti mund të humbasë të drejtat e votimt në vendimmarrjet e BE.

France24

*Tiranapost.al.

Share With:
Translate »
371 Views