Nëna hidhet nga 200 m lartësi me foshnjën 1 muajshe e djalin 3 vjeç, vdesin të gjithë
Një nënë dyshohet se u hodh nga një lartësi prej 200 m me foshnjën e saj të porsalindur dhe djalin e vogël në krahë duke i vrarë të dy, ka raportuar policia. Ngjarja ka ndodhur në Moskë, ku Olga Zharkova, 34 vjeç, dhe dy djemtë e saj të moshës tre vjeç dhe një muajsh, u hodhën nga në banesë e katit të 19-të dhe hetimet për vrasjen kanë filluar, ka shkruar Mirror.
Nëna e dy fëmijëve dyshohet të ketë vuajtur nga depresioni akut pas lindjes para se të vriste veten dhe fëmijët e saj, thonë hetuesit.Zharkova, gruaja e një oficeri ushtarak rus, thuhet se kishte shkruar një shënim ku thoshte se nuk donte t’i linte fëmijët e saj në këtë “botë të vështirë, të zymtë” dhe i mbante fëmijët në krahë teksa binte nga banesa e lartë.
“Ajo u ankua tek të njohurit e saj se kishte depresion pas lindjes, u ndje e vetmuar dhe e lodhur”, është shprehur një burim. Burri i saj Dmitry, 35 vjeç, u trajtua për shok kur arriti në vendin e ngjarjes. Olga ishte ankuar se burri i saj ishte larg shtëpisë për periudha të gjata gjatë detyrave të tij ushtarake, thonë raportet.
Komiteti Hetues Rus ka hapur një hetim vrasjeje për vdekjen e dy fëmijëve dhe një analizë psikiatrike postmortem do të bëhet mbi nënën.