Nëna i merr jetën djalit 2-vjeçar pse lagu shtratin
Një nënë rrahu djalin e saj dy-vjeçar për vdekje, sepse ai lagu shtratin.
Katrina Shangreaux, 30 vjeçe, u dënua dje me 40 vjet burgim pasi ka pranuar vrasjen e të birit të saj.
30-vjeçarja e kishte rrahur vogëlushin me emrin Kylen me rrip duke i gjuajtur në gjoks dhe në bark.
E ëma e 30-vjeçares është gjithashtu bashkëpunëtore pasi pas vdekjes së vogëlushit të dyja kanë pastruar skenën e krimit.


