Nëna mbyt fëmijët me helm minjsh: Kishin sëmundje gjenetike
Një grua 39-vjecare nga Rusia ka tronditur mbarë opinionin publik pasi akuzohet se ka vrarë fëmijët e saj me helm minjsh. Elena Kordyukova tronditi akoma më shumë me deklaratën e saj se donte të hiqte qafe fëmijët për shakak se ata kishin sëmundje gjenetike. Pas vdekjes më trupat e tre fëmijëve të saj, dy djem dhe një vajzë u gjetën gjurmë të këtij helmi vdekjeprurës. Vajza dhe dy djemtë kishin vuajtur nga një sëmundje e rrallë genetike, por ekspertët mjekoligjorë përcaktuan se dy prej tyre kishin marrë overdozë varfarine, para se të vdisnin. Ky ilaç që jepet vetëm me recetë nga mjeku, fillimisht u zhvillua si helm minjsh dhe përdoret edhe për të vrarë lakuriqët e natës Vajza Alexandra dhe dy djemtë Maxim dhe Misha, vdiqën pa mbushur ende 3 – vjeç.
