Nëna ndan eksperiencën: Si i mësova fëmijët të flenë në dhomën e tyre brenda pak ditësh

Tingëllon si një sfidë e madhe, pasi që kur fëmijët lindin ata mësohen të flenë me prindërit dhe kjo situatë vazhdon deri në moshën 2-vjeçare. Pas kësaj moshe është shumë e rëndësishme që fëmijët të mësojnë të flenë vetëm.

Eliminoni objektet bezdisëse nga dhoma

Mundohuni të largoni gjithçka që tërheq vëmendjen e fëmijës në dhomë, çka e bën atë të mos e zërë gjumi.

Krijoni një rutinë për gjumin

Para se fëmija të bjerë në gjumë ai duhet të lajë dhëmbët, të ndërrohet, të dëgjojë një përrallë apo një tregim dhe më pas të bjerë në gjumë. Kur kjo rutinë bëhet më e përditshme dhe fëmija fillon të mësohet me të dhe ndihet i sigurt kur shkon në krevat. Pa kësaj ai nuk do ta ketë më problem të fle në krevatin e tij.

Minimizoni prezencën tuaj

Largohuni nga dhoma para se fëmija të bjerë në gjumë në mënyrë që ai të mos jetë i varur nga prezenca juaj. Në qoftë se zgjidhni të qëndroni në dhomë nuk duhet të shtriheni afër tij, por qëndroni sa më larg dhe mos krijoni asnjë kontakt me të. Në këtë mënyrë ai e kupton që ju jeni në dhomë, por nuk kryeni asnjë funksion, pra ai ndihet më i pavarur dhe i sigurt.

Lëreni fëmijën vetëm për disa çaste

Pasi ta keni shtrirë fëmijën në krevat premtoini atij që do të ktheheni prapë sapo të merrni diçka jashtë dhomës. Mos u ktheni menjëherë, por prisni pak më gjatë në mënyrë që fëmija të ketë mundësi ta zërë gjumi. Kontrollojeni fshehurazi nëse fëmija ka shanse të jetë akoma zgjuar. Në këto raste mos e lini më gjatë sepse ka mundësi që fëmija të fillojë të ndihet i frikësuar dhe nervoz, çka e përkeqëson më shumë gjendjen.

Share With:
Translate »
862 Views