Nëna në Tiranë mëson të birin të vjedhë celularin, harron kamerat

Një grua që mëson të birin të vjedhë celularin që një prej klientëve kishte harruar në tavolinën pas saj në një lokal, është kapur në kamera.

Në pamjet e siguruara nga “Dosja.al”, shihet se si ajo bën sikur flet në telefon, dhe kamerat e sigurisë së një lokali në zonën e Pazarit të Ri ë fokusojnë teksa e mëson djalin e mitur të kalojë në tavolinën pas dhe të vjedhë telefonin. I vogli ecën merr telefonin dhe e fut në xhep.

Më pas kthehet tek e ëma, e cila merr qeset në duar dhe vazhdon daljen nga lokali. Ngjarja në fjalë është denoncuar dhe po ndërmerren masat ligjore, ndërkohë identeti i gruas nuk dihet ende.

 

Share With:
Translate »
504 Views