Nëna përgjërohet për ndihmë: Pak ujë, djali po më vdes! | Video

Videoja e një nënë duke qarë dhe duke u lutur për ndihmë për të birin, ka tronditur botën mbarë.

Gruaja emigrante përgjërohet për djalin e saj, pas trazirave që shpërthyen në një qendër emigracioni në Meksikë.

Nëna e dy fëmijëve nga Haiti, qëndron e shtrirë në tokë ndërsa thërret për ndihmë, përmes një hendeku nën një gardh, për djalin e saj që po vdes.

Gruaja identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ka një djalë pesëvjeçar dhe një tjetër 14 muajsh, pretendon se kanë vuajtur pa ushqim dhe  ujë të pijshëm në qendrën Feria Mesoamericana në Tapachula, ku ka qëndruar për 10 ditë.

Në videon e publikuara, kjo nënë e dëshpëruar përmes lotëve thotë: “Djali im ka qenë i sëmurë për shumë ditë. Unë kam vuajtur shumë. Ata nuk na kanë dhënë ushqim. Nuk ka ujë të pijshëm. Më ndihmoni, më ndihmoni mua dhe djalin tim. Ai është i sëmurë. Djali im po vdes”.

Duke folur në spanjisht, nëna shtrinë dorën e saj drejt gazetarëve në anën tjetër të gardhit ndërsa kërkon drejtësi.

Qindra refugjatë nga Haiti dhe Afrika shkaktuan trazira të martën, pasi u përpoqën të shpëtonin nga qendra e improvizuar e emigracionit në Meksikën jugore.

Share With:
Translate »
844 Views