“Nëna puthi fëmijën para se të hidhej”, detaje të reja nga vdekja tragjike e çiftit shqiptar në SHBA
Ai theksoi se policia mori në pyetje një nga fëmijët që e pa ngjarjen dhe u tha autoriteteve se e ëma e kishte puthur, i kishte dhënë lamtumirën dhe më pas ishte hedhur.
“E vërteta sipas ekspertizave është që të dy janë hedhur nga dritarja dhe kanë vdekur në vend. Ekspertiza thotë që nuk ka pasur dhunë që të shtyjnë njëri-tjetrin. Është edhe fakti tjetër që fëmija 3 vjeç, pas 5 minutash që policia kishte mbërritur në katin e gjashtë, kishte pyetur fëmijë se fëmija po shikonte nga dritarja. Fëmija kishte thënë që e ëma e kishte puthur, i kishte thënë mirupafshim dhe ishte hedhur nga dritarja. Policia ka nxjerrë ekspertizën dhe në dokument thotë, nuk ka shenjë që është përdorur forcë”, deklaroi Adem Balliu.