Nëna që humbi fëmijën nga mutacioni i rrallë i COVID u bën thirrje prindërve të kenë kujdes për shenjat e para
Derisa doktorët e kuptuan se djali i Lorena Navarrete vuante nga një mutacion i rrallë i COVID-19, ishte shumë vonë që 16-vjeçari Emilio të shpëtohej.
Lorena, nëna e vetme e cila rriti djalin e saj në qytetin e Kilisë së Jugut Puerto Mont ka bërë apel në media që prindër të tjerë të mos bëjnë të njëjtat gabime fatale si ajo.
Ajo u shpreh se djali i vet zhvilloi temperaturë të lartë, të vjella, puçra dhe një urinë më të errët se zakonisht, të gjitha siptoma të mutacionit të rrallë që i mori jetën. Paraprakisht doktorët nuk ditën ta identifikojnë mutacionin dhe duke qenë se djali ishte i një moshe të re, doktorët e ridërguan në shtëpi me idenë se do ta tejkalonte virusin gripal shumë shpejt.
Vetëm kur situata kishte agravuar së tepërmi, doktorët arritën të identifikojnë mutacionin vdekjeprurës, por ishte shumë vonë që të luftohej. Për pasojë, Navarette ka marrë përsipër nisjen e një fushate publike për të kujtuar të gjithë publikun të mos neglizhojë shenjat e para dhe se dedektimi i herët i sëmundjes mund të jetë ajo që e ndan vdekjen nga jeta.
Tiranapost.al