Nëna shqiptare na preku zemrat: Shtron çdo ditë tryezën për burrin dhe fëmijët që i rrëmbyen

Burri i saj dhe katër fëmijët u rrëmbyen në 27 mars 1999 gjatë një sulmi ushtarak në Kosovë.

Djali më i vogël ishte vetëm 14 vjeç, në kohën që u rrëmbye nga serbët, dhe prej asaj dite, nëna nga Kosova e shërben darkën për të gjithë anëtarët e familjes.

Që kur burri dhe katër fëmijët u rrëmbyen në shtëpinë e saj asgjë nuk është lëvizur.

Artan Korenica është fotografi që ka publikuar foton e nënës e që u kthye virale në rrjetet sociale.

Kjo foto prekëse ka bërë jehonë dhe është publikuar edhe nga faqja Historic Photographs në Facebook.

Share With:
Translate »
529 Views