Nëna shtatzënë rrezikoi jetën nga goditja e bebes në bark

Një nënë e re për pak sa nuk humbi jetën pasi bebja e saj ende në bark e goditi kaq fort sa i ngeci këmba në murin e mitrës. Gruaja, e identifikuar vetëm me emrin Zhang ishte 35 javëshe shtatzënë kur e kapën dhimbje të forta barku. Dhimbjet u bënë gjithnjë e më të padurueshme dhe gruaja nisi të kishte djersë të ftohta, për këtë arsye shkoi në spitalin Universitar Shenzen të Peking. Sipas faqes sociale të spitalit, stafit iu desh që ta fusnin me urgjencë në sallë të operacionit për t’i shpëtuar jetën. Mjekët menjëherë dyshuan se mitra mund të ishte çarë, por ata padyshim nuk prisnin që shkak të ishte bebja. Fatmirësisht ndërhyrja në kohë e kirurgëve shpëtoi jetën e gruas edhe të bebes. Sipas raportit të spitalit, gruaja i ishte nënshtruar më parë një operacioni për fibroidet mitrale, që e kishte lënë atë me një pjesë të mureve të mitrës më të holla, duke i bërë më delikate dhe më në rrezik për t’u çarë. Një mjek i përfshirë në këtë rast i bëri thirrje të gjitha nënave të reja që mbeten shtatzënë pas operacioneve që të bëjnë shumë kujdes dhe të kryejnë kontrolle të vazhdueshme. 

 

Share With:
Translate »
994 Views