Nëna tenton të vrasë fëmijët në dëborë, e penduar se jetonte “në mëkat”
Një nënë në Rusi që zhveshi tre fëmijët e saj lakuriq dhe i detyroi të qëndronin në dëborë, ndërkohë që temperaturat shënonin -15 gradë celcius, po përballet me drejtësinë, raporton Daily Mail.
Natalia Vazina, 33 vjeç ishte zhveshur plotësisht në acar në një pyll afër Moskës së bashku me fëmijët e saj Grigory 10 vjeç, Lazar 2 vjeç dhe Marfa 11 muaj.
Familja u shpëtua pasi një burrë që po shëtiste qenin e tij në mbrëmje i pa dhe ngriti alarmin.
Vazina thuhet se ishte “fetare” dhe ishte e pakënaqur “duke jetuar në mëkat” pasi kishte lidhje me një burrë të martuar.
Të tre fëmijët kishin pësuar ngrirje dhe hipotermi serioze dhe do të kishin vdekur nga i ftohti nëse nuk do të ishin parë nga burri.
Gruaja gjithashtu është dërguar në spital pasi kishte pësuar ngrirje në shpinë, këmbë dhe duar.
Djali i saj 2 vjeçar ishte në gjendje kome mjekësorë, thonë raportet.
Një çështje penale është ngritur kundrës saj për vrasje në tentativë.
Avokatja e Popullit të Vladimir Putinit, Anna Kuznetsova shkoi për të parë familjen në spital.