Nëna vdes gjatë lindjes, nis mbledhja e fondeve për 4 fëmijët jetimë

Familja Murati në Fushë-Arrëz është tronditur nga një ngjarje e rëndë që iu ka ndodhur.

Një grua, nënë e tre fëmijëve ka humbur jetën gjatë lindjes së fëmijës së katërt. Nëna ka humbur jetën, ndërsa djali i saj, i quajtur Jeton vazhdon jetën me motrat dhe vëllain e tij. Pengu më i madh i nënës së fëmijëve ishte kujdesi për fëmijët e saj.

Për t’i plotësuar këtë peng të madh, një qytetar ka hapur një llogari në GoFundMe. Qëllimi kyresor është riparimi i shtëpisë dhe sigurimi i ndihmave të tjera për fëmijët të cilët vuajnë mungesën e nënës.

Apeli i qytetarit:

Pershendetje JOQ, Eshte hera e pare qe ju drejtohem dhe kam nje lutje meqe jeni faqja me e madhe ne shqiperi. Kam hapur nje nje faqe per te mbledhur ndihma per familjen Murati nga Fushe-Arrez pas tragjedise qe ju ndodhi me vdenkjen e nenes gjate lindjes se femijes. Ju lutem shperdajeni per hir te femijeve!

Këtu mund të gjeni llogarinë në GoFundMe

Share With:
Translate »
505 Views