Nëna vdiq e vetme në shtëpi; Piro Dhima i dedikon fjalët prekëse: Jeta e saj mund të ishte libër!
Lefteri Dhima, nëna e sportistit Piro Dhima ndërroi jetë dy ditë më parë. Ajo u gjet e vdekur në oborrin e shtëpisë së saj, ku jetonte e vetme. I biri, Piro Dhima i ka dhënë lamtumirën e fundit përmes një fotografie të postuar në Instagram.
“Siç mund ta dini këto ditë kam humbur nënën time, Lefterinë. Një grua jeta e së cilës mund të jetë një libër. Shumë herë mendoj për atë të zgjuar në agim duke punuar në furrë kur isha ende fëmijë, duke marrë dhe duke hedhur njëzet thasë miell si të ishin pendë. Fuqia e saj ishte si burim, nuk ishte vetëm rezultat i jetesës sonë. Kjo fuqi bazohej në dashurinë e saj për fëmijët, mua dhe vëllain tim. Shpresoj se kam arritur t’ua kaloj edhe pak nga kjo fuqi fëmijëve të mi. Udhëtim të mbarë nënë”, ka shkruar ai.