Nënë 45-vjeç! Gisele Bündchen sapo na dha një detaj për emrin e bebes

Gisele Bündchen duket se ka dhënë një sinjal për emrin e foshnjes së saj dhe të Joaquim Valente, i cili erdhi në jetë në shkurt 2025.

Në një foto të postuar në rrjetet sociale, në varësen e saj shihen inicialet e të shoqit dhe fëmijëve, duke nënkuptuar se emri i fëmijës mund të nisë me shkronjën “A”. Në varëse ndodhen edhe inicialet “J”, “B” dhe “V”, kurse “A” është mbuluar nga flokët e saj.

Muajin e kaluar, modelja dhe instruktori i jiu-jitsu kurorëzuan dashurinë e tyre. Bündchen ka dy fëmijë me ish-burrin, Tom Brady.

Revista People ka raportuar më herët se emri i dytë i fëmijës është River.

Valente dhe Bündchen e nisën lidhjen në qershor të vitit 2023, ndërsa modelja e zbuloi shtatzëninë në tetor 2024.

Share With:
Translate »
28 Views