Nënë dhe mësuese! Sara Hoxha ka nisur t’i edukojë vetë fëmijët e saj në shtëpi
Sara Hoxha i është dedikuar plotësisht rritjes së dy djemve të saj, London dhe Roman, e nuk ndahet në asnjë moment prej tyre. Përveçse është nënë shumë e kujdesshme, Sara ka treguar se ka nisur t’ju përkushtohet edhe edukimit e formimit të tyre.
Mëngjesin e sotëm ajo ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën shihet një tabelë që ju mëson fëmijëve ditët, muajt e vitit etj. Në këtë mënyrë Sara ka nisur të luajë edhe rolin e mësues për dy fëmijët, veçanërisht për London, duke qenë se është më i rritur.
![]()
Më herët, i vogli i Sarës dhe Ledionit studionte në një kopësht në kryeqytet, por ndoshta pandemia e koronavirusit do e ketë detyruar trashëgimtaren e Top Channel që ta edukojë vogëlushin vetë në shtëpi.