Nënë e 3 fëmijëve, më të voglin 7 javësh e merr në zyrë
Rebecca Slaughter e fillon te henen ne menyren tipike te nje nene te re qe punon me nje te porsalindur. Ajo u zgjua ne 2 te mengjesit per ta ushqyer, nderruar dhe tundur vajzen e saj 7 javeshe Pippa. Perseriti te njejten rutine 3 ore me vone. Ne oren 6.30 Rebecca kontrolloj emailet dhe beri nje axhende te dites teksa pergatiste mengjesin per dy femijet e tjere, 3 dhe 5 vjec. Doli nga shtepia e saj ne Maryland, rezidence ne Washington, ne oren 8 me minifugonin Honda, teksa nje pompe elektrike i thith qumeshtin e gjirit. Pas gjysme ore ben check in ne ndertesen Federal Trade Commission ku edhe punon, me Pippen ne xhepore. Rebecca eshte nje nga supervizoret e biznesit me te mira ne vend dhe e para qe e ben punen me nje bebe ne zyre. Eshte zgjidhja me jo komode por me e mira per Rebeccen te ciles takimet si komisionere ne FTC i perkuan me lindjen e femijes se trete. ‘Jam e lodhur- thote ajo teksa mbulon gjirin qe ushqen te voglen,- nuk ndihem Supernjeri, ndihem si nje nene per te cilen eshte shume e rendesishme karriera e saj dhe si nje nene qe i intereson shume familja. Po mundohem t’ja dal me te dyja.’