Nënë e 6 fëmijëve! Njihuni me 41-vjeçaren që ka “pushtuar” rrjetin
Jo çdo nënë rreth të 40-ave ndihet rehat kur vesh një minifund apo gjysmë bluzë. Por nuk është ky rasti i Claire Barratt.
Trupi i palestruar nuk i tregon moshën dhe fansat e saj në TikTok e adhurojnë. Ajo është nënë e 21-vjeçarit Tom, 16-vjeçarit Bailey, 15-vjeçares Amelia dhe 15 muajshit Carter. Gjithashtu është njerka e Ellie, 16 vjeç dhe Charlotte 14 vjeçe.
Edhe pse aplikacioni i famshëm përdoret kryesisht nga adoleshentët, nëna e gjashtë fëmijëve nuk denjon të mburret me lukun e saj dhe videot kryesisht vënë në dukje “si pritet një nënë 41 vjeçare të sillet VS si sillem unë” dhe ajo shfaqet duke kërcyer në kamera.


