Nënë e bijë me një videoklip të përbashkët

Kësaj here sjellin bashkë një këngë shumë festive, që pa dyshim do dëgjohet ngado në dasmat kosovare.

Dy këngëtaret, nënë e bijë – Shyhrete Bheluli dhe Engjëllusha Salihu, kanë lansuar këtë të shtunë këngën e tyre të re.

Teksti i dedikohet një dasme tipike shqiptare ku e gjithë familja mblidhet për gëzimin. Kënga quhet “Dasma e nipit” dhe flet për hallat e tezet që martojnë nipin e melodia, është e krijuar për vallëzim e aheng.

Share With:
Translate »
934 Views