Nënë e bijë pilote, njihuni me gratë që frymëzuan botën

Donna Garrett, e rritur në Los Anxhelos, është vajza e dy prindërve pilotë, që i janë kushtuar gjatë gjithë jetës këtij profesioni.

Në fakt, nëna e saj, Suzy Garrett, është një nga pilotet e para femra për kompaninë rajonale amerikane, SkyWest. Në fëmijërinë e saj, Donna e shihte punën e prindërve si diçka shumë të mërzitshme, por me kalimin e kohës, ajo filloi të frymëzohej nga pasioni i prindërve, e sidomos nga liria që ata gëzonin për të eksploruar botën, e për këtë vendosi të ndiqte karrierën në fluturim.

Në shtator 2019, Donna nisi të operojë në një aeroplan së bashku me Suzy-n, duke u bërë ekipi i parë pilot, nënë dhe vajzë. Fluturimi i tyre i parë ndodhi rreth një vit më parë, por vetëm javët e fundit, historia e Donna-s dhe Suzy-t u bë befas virale. Fotot nënë e bijë, duke buzëqeshur me krenari në kabinën e avionit, u përhapën me shpejtësi në të gjitha mediat sociale.

Nënë e bijë pilote, njihuni me gratë që frymëzuan

“Ne e dinim që ishte me të vërtetë diçka e veçantë”, shprehet Suzy, teksa kujton reagimin e të gjithëve, si një nga ndjesitë më të mira që ka përjetuar gjatë përvojës së saj të punës. E befasuar, Suzy tregon me shaka se këto kohë ka bërë më shumë fotografi sesa në dasmën e saj. Pasagjerët, stjuardesat, por dhe njerëz të tjerë vijnë dhe shprehin dëshirën për të bërë fotografi me ne dhe kjo padyshim tregon se mbështetja është vërtet e madhe”, thotë ajo.

Nënë e bijë pilote, njihuni me gratë që frymëzuan

Dyshja, nënë e bijë, kishin shpresuar të përsërisnin përvojën e tyre në një fluturim së bashku edhe në vitin 2020, por planet e tyre u ndalën nga pandemia e Covid-19. Tani për tani, Suzy është në Los Anxhelos dhe Donna në Çikago dhe si shumë familje, ata nuk kanë qenë në gjendje të kalojnë shumë kohë së bashku këtë vit.

Nënë e bijë pilote, njihuni me gratë që frymëzuan

Imazhi i tyre që ndanin një kuvertë fluturimi padyshim u pa si një nga më të veçantët në aviacion, por gjithashtu simbolizoi një moment historik në udhëtimin e vështirë me të cilin përballen shumë gra pilote dhe kjo është një nga arsyet që dyshja mendon se pse historia e tyre bëri jehonë në të gjithë botën.

Nënë e bijë pilote, njihuni me gratë që frymëzuan

Donna dhe Suzy janë të mendimit se historia e tyre dhuroi pozitivitet në këtë vit të vështirë dhe u pa si diçka frymëzuese, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë.

Nënë e bijë pilote, njihuni me gratë që frymëzuan

Share With:
Translate »
323 Views