Nënë e një vajze dhe avokate në Spanjë, ish-konkurrenti i “Për’puthen” prezanton të dashurën
Para disa javësh, Rinian Leka, zbuloi se ishte në një lidhje dashurie. Madje në festën e madhe që organizoi “Për’puthen” pas mbylljes së këtij sezoni, ai ishte i pranishëm së bashku me të dashurën e re.
Ndërsa tani, ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka vendosur që të postojë foton e parë me të në “Instagram”. Me pozën e ndarë me ndjekësit e tij, Riniani tregon se është shumë i dashuruar me të.

“Buzëqeshja e saj”, ka shkruar Riniani përkrah fotos me partneren, të cilën e ka etiketuar. E si pasojë zbulohet se partnerja e tij quhet Anisa Berliku. E nëse shkoni në profilin e saj në “Instagram”, do të kuptoni se ajo punon si avokate në Spanjë dhe se është nënë e një vajze të quajtur Chloe.

