Nënë në moshën 50-vjeçare! JLO flet për një tjetër fëmijë

Fëmijët e Jennifer Lopez nuk do ta kishin fare problem ta çonin familjen e tyre në nivelin tjetër.

Këngëtarja tha për Extra TV se binjakët e saj 11-vjeçarë Maximilian ‘Max’ David dhe Emme Maribel, të cilët ajo i ka me ish-in Marc Anthony – do të ’emocionoheshin’ nëse do të priste një fëmijë tjetër me Rodriguez, 44 vjeç.

Lopez, 50 vjeç, tha: “Unë mendoj se ata do të donin të kishin një vëlla ose motër”.

“Ata i duan vajzat e Aleksit, Natasha dhe Ella në jetën e tyre dhe idenë të paturit të dy motrave shtesë bonus”.

“Ne jemi vërtet një familje e bukur e përzier dhe mendoj se të gjithë do të entuziazmohen,” shtoi ajo.

Megjithëse ajo nuk e hodhi poshtë mundësinë se mund të bëhet sërish nënë në të ardhmen, fokusi kryesor i Lopez është planifikimi i një martese për veten dhe Rodriguez.

Një burim tha për “People” në mars se familja e tyre do të luante një rol të rëndësishëm në këtë ceremoni.

Epo shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt!

Share With:
Translate »
390 Views