Nënë në moshën 50-vjeçare, Naomi Campbell flet për mëmësinë në mënyrën më të ëmbël

Naomi Cambell, si rrallëherë, ka folur për mëmësinë dhe ndryshimet që kanë ndodhur në jetën e saj. Supermodelja 54-vjeçare është në kopertinën e Harper’s Bazaar dhe në intervistën ekskluzive rrëfeu se fëmijët janë bekimi i saj më i madh.

Naomi Campbell flet për mëmësinë në mënyrën

Campbell ka një vajzë që erdhi në jetë në maj 2022 dhe një djalë, i cili lindi në qershor të vitit 2023.

“Të qenit nënë është gëzimi më i madh. Bekimi më i madh është të kem dy shpirtra të pafajshëm e të bukur dhe që të jem nëna e tyre. Mësoj shumë çdo ditë. Ata janë fëmijë të mirë”.

Naomi Campbell flet për mëmësinë në mënyrën

Ajo tregoi gjithashtu se fëmijët e saj duan të udhëtojnë dhe se kanë një rëndësi shumë të madhe për të.

“Bebushët janë gjithçka për mua. Më kanë bërë të kem frikë për të ardhmen. Shpresoj për një botë më të mirë për fëmijët e mi. Ata janë 110% prioriteti im. Duhet të jem me ta në ditën e parë të shkollës”.

Naomi tregoi se është e lumtur që është nënë beqare dhe gjithashtu dha edhe një mesazh për vajzat që mendojnë se është “shumë shtrenjtë” të kesh një fëmijë.

“U kam thënë: “Do ndryshoni mendje. Do të doni të jeni nëna”. E kuptoj që ekonomikisht mund të jetë e vështirë, por ime më nuk kishte asgjë dhe ia doli. Ia vlen. Është kaq fantastike”.

Naomi Campbell flet për mëmësinë në mënyrën

Naomi ka konfirmuar në një intervistë për The Times se fëmijët e saj erdhën në jetë nga nëna surrogate. Që atëherë jeta e supermodeles ka ndryshuar për mirë dhe dukshëm, është një nënë shumë e lumtur.

Share With:
Translate »
54 Views