Nënë për herë të dytë, Amber Rose i vendosi djalit emrin më të pazakontë që kishim dëgjuar!
Modelja me famë botërore, Amber Rose, është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo ka sjellë në jetë një djalë nga lidhja e saj me partnerin Alexander Edwards.
![]()
Vetë Alexander e ndau lajmin e bukur me ndjekësit e tij në Instagram, ku publikoi foton e parë me të birin e porsalindur.
Krahas fotos, ai i bëri një dedikim të veçantë partneres së tij, ndërsa zbuloi edhe emrin e pazakontë që kishin zgjedhur për të voglin, Slash Electric.
“Slash Electric Alexander Edwards, bota është e jotja tani. Faleminderit Amber Rose që më do kaq shumë, saqë kalove me trupin tënd gjithë këtë, për të sjellë në jetë djalin tim. Kurrë s’do të jem kaq i fortë sa ty.”- ishin fjalët e tij.
Modelja 35-vjeçare është gjithashtu nënë e një djali 6 vjeç nga martesa e saj e parë me Whiz Khalifa-n