Nënë për herë të katërt: Këngëtarja e njohur në pritje të një vajze
Këngëtarja e njohur angleze, Stacey Solomon do të bëhet së shpejti nënë për herë të katërt. Ajo është në pritje të një vajze, pas tre djemve, Rex, Leighton dhe Zachary.

Stacey e ka zbuluar gjininë e foshnjës vetëm së fundmi. Ajo ka publikuar në rrjete sociale foto nga festa, ku shihet me partnerin dhe tullumbace rozë në duar.

Në një foto tjetër shihen tre djemtë e saj, të ngazëllyer që do të bëhen me motër.


