Nënë për herë të katërt? Kourtney Kardashian shuan dyshimet e të gjithëve
Kourtney Kardashian ditën e djeshme u bashkua me familjen e saj për të festuar ditën e falënderimeve. Në disa postime të motrës së saj, Kendall Jenner, Kourtney shfaqej me barkun e fryrë dhe fansat filluan të dyshonin se ajo mund të ishte shtatzënë. Në video ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians” shfaqet duke mbajtur dorën tek barku, pranë fëmijëve të saj dhe ish-partnerit, Scott Disick.
Megjithatë Kourtney vendosi që të shuante dyshimet e fansave dhe tregoi se nuk ishte shtatzënë. “Jo, po sa bukur duket dora ime në foton e fundit”, – ka shkruar ajo. Në fotografinë të cilës ajo i referohet, Kourtney shihet duke zgjatur dorën për të marrë ushqim. Në fakt kjo gjë pritej, sepse për momentin Kourtney është e vetme, duke qenë se asnjë nga lidhjet e saj nuk ka funksionuar së fundmi.