Nënë për herë të parë, aktorja e njohur telenovelave prezanton vajzën
Aktorja meksikane Marlene Favela ka prezantuar vajzën e saj, Bella me anë të një fotoje të postuar në rrjete sociale, ku shfaqet duke i dhënë gji vogëlushes.
“Sot 2 muaj më parë Bella erdhi në jetë për të na treguar kuptimin e vërtetë të dashurisë! Të ushqesh me gji foshnjën tënde është dhurata më e bukur e jetës dhe kështu dua të festoj ditën tënde”, shkruan aktorja 42-vjeçare.

Marlene Favela e solli në jetë vajzën e saj në tetor të këtij viti. Ajo është e martuar me biznesmenin australian George Seely.

Marlene është shumë e njohur nga telenovelat “Kujdes nga ëngjëlli”, “Rubi”, “E shëmtuara Beti”, “Kundër erës dhe dallgëve”, ku luante krah Sebastian Rullit.
